Mobilje në 3D. Oferta për 5 minuta.
Kuzhina me ishull, dhoma gjumi, garderoba deri në tavan, dollapë nën shkallë, mure TV dhe zyra: vizatoje, ndrysho çdo element para klientit në 3D, krijo foto reale dhe dërgoja ofertën si PDF.

Për çdo dhomë që e prodhon
Secili planifikues ka modele të gatshme, masa sipas hapësirës, dyer që hapen në 3D, listë pjesësh dhe çmim me çmimet e tua.

Kuzhina
Formë I, L, U dhe ishull. 10 kuzhina komplete, frigoriferë Side-by-Side, dyer me xham, foto reale dhe plan prerjeje.
Shiko planifikuesin →
Garderoba dhe nishet
Në mur, në nishe deri në tavan ose nën kulm të pjerrët. Dyer me krah, rrëshqitëse me pasqyrë ose të hapura.
Shiko planifikuesin →
Dhoma e gjumit
Shtrat 90–200 me kokë të tapicuar, panel ose lamela, komodina të varura, garderobë anash – edhe dhomë fëmijësh me dy shtretër dhe tavolinë studimi.
Shiko planifikuesin →
Nën shkallë
Hapësira e humbur bëhet dollap: tërheqëse të larta, sirtarë, garderobë ose kënd pune – sipas lartësive çdo 50 cm.
Shiko planifikuesin →
Dhoma e ndenjes
Mur TV me komodë të varur, panel druri ose mermeri me LED, vitrina me xham, rafte dhe ura sipër.
Shiko planifikuesin →
Zyra
Tavolina në mur, përballë, në formë L ose zyrë drejtori, me kontejnerë, dollapë për dosje dhe rafte.
Shiko planifikuesin →
Lavanderia
Lavatriçja dhe tharësja në kolonë ose nën pllakë, kosha rrobash tërheqës, dërrasë hekurosjeje, varëse rrobash dhe lavaman.
Shiko planifikuesin →
Dhoma e ngrënies
Tavolina ngrënie drejtkëndëshe, e rrumbullakët ose ovale me këmbë metali ose druri, karrige të tapicuara, stol dhe komodë ose vitrinë.
Shiko planifikuesin →
Biznes dhe lokale
Barbershop me vende pune me pasqyrë dhe banak, zyrë arkitekture me mur mostrash, agjenci imobiliare me pritje dhe lounge, sallë multifunksionale me tavolina dhe kuzhinë të vogël.
Shiko planifikuesin →Pse të blesh te partnerët e MobiljeTipp?
Jo vizatim në letër: plan 3D para prodhimit, çmim i shkruar, afati i caktuar – edhe EKSPRES – dhe mostrat në punishte. Video 1:44.

Foto reale dhe çdo element i ndryshueshëm në 3D
- «Foto reale»: dritë natyrale, hije të buta dhe reflektime – si fotografi
- Prek një element në 3D: ndrysho llojin, gjerësinë dhe anën e hapjes
- Frigoriferë të integruar, të lirë, Side-by-Side dhe nën pllakë, frigorifer vere
- Dyer me xham + LED, rafte të hapura, kapak që ngrihet
- Dysheme: parket, hap peshku, beton, mermer, terrazzo – dhe ngjyra e murit
- Dhoma e gjumit e re: shtrat, komodina, garderobë dhe komodë
Prej matjes te oferta, në një vend

Hap dyert në 3D
Klienti e sheh çka ka brenda: varëse, sirtarë, tërheqëse dhe rafte. E kupton funksionin, jo vetëm ngjyrën.

Oferta PDF me pamje 3D
Çmimi llogaritet me çmimet e tua, montimin dhe TVSH. PDF me pamje 3D, plan me masa dhe listë pjesësh për punëtorinë.

Kërkesa nga klientët
Klientët e përshkruajnë çka u duhet. Kompanitë në qytetin e tyre e pranojnë kërkesën dhe dërgojnë ofertë me një klik.
Klientët kërkojnë mobilje. Kërkesat vijnë te ti.
Kuzhinë, garderobë, nën shkallë, mur TV apo zyrë: klienti zgjedh fushën, masat dhe buxhetin. Ti i sheh vetëm kërkesat për fushat që i prodhon.
- Numri i klientit shfaqet pasi ta pranosh kërkesën – 50 € për lead, paguan vetëm kur pranon
- Kërkesat nga faqja jote mobiljetipp.com/emri-yt: falas
- Planifikuesi hapet me masat e klientit
- Klienti e merr ofertën me PDF në linkun e vet
Profil publik me vlerësime që nuk fshihen
Çdo kompani ka profil publik. Klientët që marrin ofertë e vlerësojnë kompaninë – çdo vlerësim publikohet dhe mbetet. Kështu klientët zgjedhin me besim dhe punët e mira shihen.
Rregullat për kompanitë
- Regjistrim vetëm me NUI dhe të dhëna të plota
- Ofertat i përgatit dhe i dërgon vetë kompania – pa firma të treta
- Vlerësojnë vetëm klientët që kanë marrë ofertë
- Asnjë vlerësim nuk fshihet; kompania mund të përgjigjet
Si të masësh – për çdo fushë
Udhëzime me skica për kuzhinë, garderobë, dhomë gjumi, nën shkallë, mur TV dhe zyrë, plus fletë matjeje për ta printuar.

Prej demos live te klienti i parë
Demo live në Zoom
Rreth 30 minuta: ta tregojmë krejt me një projekt tëndin.
24 orë test
Të gjithë planifikuesit, 3D, foto reale dhe ofertë PDF – version demo me shenjë uji.
Vendos ti
Nëse vazhdon, e aktivizojmë llogarinë me çmimet e tua pas pagesës.
Merr kërkesa, dërgo oferta
Klientët nga qyteti yt të gjejnë në MobiljeTipp.
Krejt online, krejt digjitale – e shpjeguar thjesht
Online nga fillimi
Demo në Zoom, qasja me e-mail, konfigurimi i çmimeve dhe materialeve online. Pa instalim, në kompjuter, tablet dhe telefon.
Funksione të reja çdo tremujor
Çdo tremujor vijnë përditësime, përmirësime dhe funksione të reja – për të gjitha kompanitë, pa pagesë shtesë.
Edhe në vend, nëse e dëshironi
Preferoni takim në punishte? Vijmë me kënaqësi – na shkruani ose na thirrni.
Abonim apo blerje – krejt funksionet në të dyja
Me abonim vjetor dhe me blerje instalimi është falas.
Abonim
ose 590 € / vit · 2 muaj falas
Të 9 planifikuesit me të gjitha modelet, Foto reale, oferta dhe fatura me logon tënde, paradhënia dhe kërkesat e klientëve. Përditësime çdo tremujor.
Krejt çka përfshinBlerje
ose 3 këste · servisi 190 € / vit nga viti i dytë
Krejt funksionet si te abonimi, licencë pa afat. 12 muajt e parë me servis: kërkesat e klientëve, përditësimet dhe ndihma.
Krejt çka përfshinA mund ta provoj falas?
Po. Së pari ta tregojmë live në Zoom (rreth 30 minuta). Pastaj e merr qasjen për 24 orë: të gjithë planifikuesit, pamja 3D, foto reale dhe oferta PDF – si version demo me shenjë uji. Pa kartë.
Kush mund të regjistrohet?
Vetëm kompani serioze me NUI. Ofertat i përgatit dhe i dërgon vetë kompania – pa firma të treta. Profili është publik dhe vlerësimet e klientëve nuk fshihen.
Abonim apo blerje – çka është dallimi?
Të dyja i kanë krejt funksionet: 9 planifikuesit, të gjitha modelet, Foto reale, planin e prerjes, ofertat dhe faturat me logon tënde dhe kërkesat e klientëve. Abonimi kushton 59 € në muaj ose 590 € në vit. Me blerje paguan 1.290 € një herë (edhe në 3 këste) – 12 muajt e parë me servis, pastaj servisi 190 € në vit për kërkesat e klientëve, përditësimet dhe ndihmën.
A mund të bëj edhe faturat?
Po. Nga oferta e pranuar krijon faturën e paradhënies (10–50 %) dhe faturën përfundimtare me logon, NUI-n, numrin fiskal dhe IBAN-in tënd – me ose pa TVSH. Kuponin fiskal e lëshon si deri tani me pajisjen tënde fiskale.
Qysh bëhet aktivizimi?
Rezervon demon live në Zoom. Pas demos të dërgojmë ftesën me e-mail – hyrja bëhet me e-mail dhe fjalëkalim. Pas testit 24 orë vendos ti: të dërgojmë faturën dhe pas pagesës e konfigurojmë online çmimet, materialet, logon dhe modelin e ofertës.
A ka foto reale të projektit?
Po. Butoni «Foto reale» në pamjen 3D e llogarit projektin me dritë natyrale, hije të buta dhe reflektime – zakonisht 10–40 sekonda. Fotoja shkarkohet si JPG dhe hyn edhe në ofertën PDF.
A mund ta ndryshoj çdo element në 3D?
Po. Prek një element në 3D: ndrysho llojin, gjerësinë, anën e hapjes së derës, derë me xham ose raft të hapur, shto ose fshi elemente. Dyshemenë dhe ngjyrën e murit i zgjedh me një klik.
Pse duhet NUI në regjistrim?
MobiljeTipp është për biznese. Me NUI sigurohemi që kërkesat e klientëve shkojnë vetëm te kompani të regjistruara.
A duhet të vini te ne?
Jo. Krejt bëhet online dhe digjitalisht: demo në Zoom, qasja me e-mail, konfigurimi online – e shpjeguar thjesht. Nëse dëshironi takim në vend, vijmë me kënaqësi.
A përditësohet softueri?
Po. Çdo tremujor vijnë funksione të reja, përditësime dhe përmirësime – për të gjitha kompanitë, pa pagesë shtesë.
A funksionon në telefon?
Po, në telefon, tablet dhe kompjuter, pa instalim. Për planifikim të gjatë rekomandojmë tablet ose kompjuter.
Shiko MobiljeTipp live në Zoom
Rezervo demon live: ta tregojmë krejt me një projekt tëndin. Pastaj e provon vetë 24 orë falas. Pa kartë, pa kontratë.